Vendimi ndaj Thaçit, Presidenca e Kosovës ngre shqetësime për të drejtat e të akuzuarve

17 Nov 2026 • 22:37
Shpërndaje:

Presidenca e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë lidhur me akuzat për pengim të administrimit të drejtësisë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të akuzuarve të tjerë.

Në reagimin e saj, presidentja Justina Shiroka-Pula ka shprehur shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve gjatë procesit gjyqësor, duke theksuar se çdo institucion duhet të veprojë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Sipas Presidencës, Dhomat e Specializuara duhet të respektojnë garancitë kushtetuese, përfshirë të drejtat e parashikuara në Kapitullin II dhe standardet ndërkombëtare të garantuara nga neni 22 i Kushtetutës.

Reklamë Ola

“Çdo proces gjyqësor duhet të zhvillohet në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare të gjykimit të drejtë, duke garantuar të drejtat e të akuzuarve dhe respektimin e procedurave ligjore”, thuhet në reagim.

Presidenca thekson se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj drejtësisë, por pret që edhe Dhomat e Specializuara të garantojnë një proces të drejtë, përfshirë respektimin e së drejtës së ankimit.

Reklamë InterMedika

Në reagim nënvizohet gjithashtu se kontributi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën për liri dhe pavarësi, si dhe sakrifica e popullit të Kosovës, janë pjesë e historisë së vendit dhe nuk mund të vihen në pikëpyetje nga proceset gjyqësore.