Thaçit pas vendimit të dytë të Gjykatës Speciale: “Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër!”

17 Nov 2026 • 12:46
Shpërndaje:

Ka përfunduar seanca në Gjykatën Speciale në Hagë, ku u shpall aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe katër të bashkakuzuarve të tij në rastin për pengim të drejtësisë.

Thaçi u dënua me 17 muaj burgim. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Thaçi ka reaguar për vendimin e gjykatës.

“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër!”, shkruan Thaçi në Facebook.

Reklamë Ola

Ndërkaq, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u dënuan nga gjykata me nga 12 muaj, ndërsa Hajredin Kuçi me një muaj burgim me kusht.

Isni Kilaj u shpall i pafajshëm.

Reklamë InterMedika