×
Friday, October 7, 2022

Vaksinat anti COVID-19/ Brenda janarit nis vaksinimi, të parët mjekët dhe infermierët

December 29, 2020

Kryeministri Rama deklaroi sot në konferencën e fundvitit me gazetarët se vaksinimi anticovid do të nisë brenda janarit dhe të parët që do të vaksinohen janë mjekët dhe infermierët.

“Do të fillojmë vaksinimin brenda janarit dhe unë kam tendencën të besoj se ne që në mes të janarit të jemi në gjendje të fillojmë vaksinimin duke bërë të njëjtën gjë që bëjnë të gjithë. Në radhë të parë do vaksinohen mjekët dhe infermierët, më pas me duke u shtrirë në grupet e tjera vunerabël, mësuesit, punonjësit e policisë dhe sigurisht ata që janë më të moshuarit”, tha Rama.

“Jemi në diskutime edhe me Astrazeneca-n edhe me Moderna-n dhe besojmë që shumë shpejt do të finalizojmë marrrëveshjen me Pfizer e cila lidhet me kapacitetet që janë në shtete të ndryshme”, theksoi Rama.

“Kjo mbetet në këtë fazë në një punë intensive diplomatike komunikimi në të katër anët. Nuk ka ekzistuar as në ditën e parë asnjë mundësi për të lidhur kontrata direkte, të palidhura me strategjinë e përgjithshme dhe të gjitha ata që kanë akses kanë hyrë në kornizën e strategjisë së përgjithshme”, vijoi kryeministri.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments