UKT: Ekipet në terren 24 orë në shërbim të qytetarëve
Ekipet e Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT) vijojnë punën pa ndërprerje në terren për të garantuar furnizimin me ujë të pijshëm për qytetarët e kryeqytetit.
Çdo ditë, specialistët e UKT monitorojnë rrjetin, ndërhyjnë në rast avarish dhe riparojnë defektet për të siguruar që uji të mbërrijë në çdo familje. Puna e tyre zhvillohet në çdo orë të ditës, duke reaguar me shpejtësi ndaj çdo problematike që mund të ndikojë në shërbimin ndaj qytetarëve.
Furnizimi me ujë nuk është vetëm një detyrë e përditshme, por një angazhim i vazhdueshëm ndaj komunitetit. Përmes investimeve në rrjet dhe punës së pandërprerë të ekipeve në terren, UKT synon të ofrojë një shërbim sa më cilësor dhe të besueshëm për të gjithë qytetarët.
UKT mbetet çdo ditë në shërbim të qytetarëve, për një furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor me ujë.💧💧







