×
Wednesday, September 11, 2024

Turkmenistani shpall të paligjshëm përmendjen e fjalës ‘koronavirus”

April 1, 2020


Prej më shumë se dy javësh Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur Covid-19 pandemi dhe një kërcënim për të gjithë botën. Vende të ndryshme të botës, prej javësh Evropa e zhvilluar po luftojnë me virusin duke marrë edhe masa drastike. Duket se ky fakt nuk është i mjaftueshëm për Turkmenistanin i cili ka një qasje tejet të veçantë për të ndaluar koronavirusin. Mënyra më e mire për qeverisjen e Turkmenistanit  është duke e ndaluar plotësisht çdo përmendje të fjalës ‘koronavirus’ në media apo në diskurin publik.

Gazeta të ndryshme në Mbretërinë e Bashkuar madje raportojnë se ka agjentë”specialë” të zbulimit të cilët përgjojnë bisedat publike për të ndaluar çdo përmendje të emrit.

Radio Evropa e Lirë raporton se masat e sigurisë të zbatuar nga qeveria i referohen vetëm mbrojtjes nga “sëmundja” dhe “sëmundjet akute të frymëmarrjes”,.

Kujtojmë që Turkmenistani kufizohet në jug me Iranin, një nga epiqendrat e pandemisë globale që në bazë të qendrës kërkuese të John Hopkings aktualisht janë raportuar më shumë se 47,593 infeksione dhe gati 3,000 vdekje. Kombet e tjera kufitare – përfshirë Kazakistanin, Uzbekistanin dhe Afganistanin – gjithashtu kanë regjistruar qindra raste. Kjo qasje e ka lënë Turkmenistanin një nga disa kombet që nuk raportojnë raste të konfirmuara të virusit – pretendime të trajtuara me dyshime nga ekspertë të shëndetit jashtë vendit.

Reporterët pa Kufi e kanë kritikuar këtë qasje duke u shprehur se vë në rrezik jetën e qytetarëve dhe përforcon autoritarizmin e Presidentit Gurbanguly Berdymukhamedov.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments