Truss: Lufta e Putinit po rrit çmimet globale të gazit

08 Sep 2022 09:43
Shpërndaje:

Ekspertët dhe organizatat bamirëse kanë paralajmëruar se  faturat e larta të energjisë do të rrezikojnë jetën e britanikëve këtë dimër, pasi ata po luftojnë për të përballuar kostot bazë të jetesës së përditshme, shkruan BBC.

Rritja e faturave të konsumatorëve vjen pas rritjes së madhe të gazit me shumicë për shkak të konfliktit në Ukrainë, i cili ka reduktuar furnizimet me gazin rus.

Kryeministrja britanike Truss tha se ”familjet dhe bizneset janë të shqetësuara se si do t’ia dalin mbanë këtë vjeshtë dhe dimër”.

Reklamë Ola

”Lufta e Putinit në Ukrainë po bën që çmimet globale të rriten dhe kjo vetëm sa e ka bërë të qartë se ne duhet të rrisim sigurinë dhe furnizimin afatgjatë të energjisë”, theksoi ajo.

Shuma përfundimtare e financimeve të qeverisë britanike do të varet nga kostoja e energjisë në tregjet ndërkombëtare të energjisë, që mund të jetë jashtëzakonisht e paqëndrueshme si dhe nga oferta e mundshme e mbështetjes shtesë për familjet më të cenueshme.

Reklamë InterMedika

Plani i Truss për të ngrirë faturat e energjisë elektrike, që do të paraqitet sot, është 150 miliardë sterlina.