×
Tuesday, December 10, 2024

Tre krizat ndërkombëtare që po vënë në provë Xho Biden

April 18, 2021


Nga Pierre Haski

Xho Bajden e dinte se si president do të detyrohej të përballej me një botë të trazuar dhe plot gracka, por ndoshta jo deri në këtë pikë. Në fakt, nëmë pak se 3 muaj që nga hyrja e tij në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i Shteteve të Bashkuara duhet të menaxhojë 3 kriza të njëkohshme ndërkombëtare, potencialisht shumë të rrezikshme, me3 rivalë të vendit të tij.

Pavarësisht nëse ato janë kërcënimet gjithnjë e më të vazhdueshme të Kinës kundër ishullit të Tajvanit, rritja e tensioneve në Ukrainë për shkak të përqendrimit të trupave ushtarake ruse në kufi, apo Irani që premton hakmarrje ndaj Izraelit pas sulmit në kompleksin bërthamor në Natanz, Shtetet e Bashkuara janë gjithmonë në ballë të frontit.

Në këto tri ngjarje shpërthyese ekziston një dimension diplomatik dhe një tjetër ushtarak, që do të vënë në provë vendosmërinë e presidentit të ri, aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të ruajtur shkallën e pretenduar të superfuqisë nga Bajden, dhe qëndrueshmërinë e aleancave që Uashingtoni po përpiqet të rindërtojë pas neglizhencës së presidencës së Donald Trump.

Historia dhe dinamika

Të tria krizat janë të vjetra,dhe secila ka historinë dhe dinamikën e vet. Por ato u rindezën njëkohësisht që në fillim të presidencës së Xho Bajdenit. Kjo është një shenjë se po ri-përcaktohet ekuilibri i forcave, me ose pa konsultën e më të mëdhenjve.

Natyrisht, secili ka axhendën e tij. Kina ka shumëfishuar provokimet e saj në drejtim të Tajvanit, duke i treguar Shteteve të Bashkuara se nuk duhet që të ndërhyjë në këtë çështje. Nga ana e tij, Uashingtoni po shfaq një paqartësi strategjike në lidhje me reagimin e tij të mundshëm në rastin e një pushtimi të Tajvanit. Sekretari amerikan i Shtetit Entoni Blinken është zotuar vetëm që ta furnizojë Tajvanin “me mjetet për të mbrojtur veten”. Ndërkohë, situata ushtarake duket shumë e rrezikshme.

A do të rinisë Putini luftën kundër Ukrainës?

Ditët e fundit kemi parë imazhet e marinsave amerikanë që vëzhgonim me sy të lirë në Detin e Kinës Jugore aeroplanmbajtësen kineze“Liaoning”, simbolin e marinës kineze, ndërsa avionët bombardues kinezë i kanë sfiduar tajvanezët duke njoftuar në radio që hapësira ajrore është kompetencës së tyre.

Nga ana e saj, Rusia mund të rindezë konfliktet e fjetura në hapësirën ish-sovjetike,për të treguar se është aty. Sigurisht,Vladimir Putinit nuk i pëlqyen aspak fjalët e para të Bajden për të. A do ta rinisë ai luftën në Ukrainë ?

Kërcënimi është marrë aq seriozisht, sa kreu i diplomacisë Blinken dhe homologu i tij i mbrojtjes Lloid Ostin do të vizitojnë këtë javë selinë e NATO-s në Bruksel. Irani përbën një rast edhe më kompleks.

Një dialog i tërthortë midis amerikanëve dhe iranianëve nisi në Vjenë javën e kaluar, në funksion të rishikimit të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015. Diskutimet u gjykuan pozitivisht, por sulmi në Natanz, i kryer qartazi nga izraelitët e ndryshoi situatën. Më 12 prill, Shtetet e Bashkuara bënë të ditura se nuk kishin gisht në atë sulm.

Secili prej 3 konteksteve ka dinamikën e vet, por fakt është se Shtetet e Bashkuara po përballen me 3 vende që po bashkëpunojnë gjithnjë e më ngushtë me njëri-tjetrin. Kina sapo ka nënshkruar një partneritet strategjik me Iranin, dhe mban lidhje shumë të ngushta me Moskën.

Skenari më optimist është ai i një bote të re të viteve 20 të mijëvjeçarit të tretë, në të cilën protagonistët vendosen në provë, në pritje të ri-përcaktimit të ekuilibrit të fuqive. Nga ana tjetër, më pesimistët kalojnë nëpërmjet shpërthimit të konflikteve pak a shumë të hapura. Sido që të përfundojnë këto sfida, ndërkohë ne po jetojmë në një epokë shumë të rrezikshme për të gjithë botën.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments