×
Thursday, March 27, 2025

Tiranë, takim mbi përshpejtimin e inovacionit në Ballkanin Perëndimor

February 21, 2020


Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Forumi Ekonomik Botëror (WEF- Davos) organizuan sot në Tiranë aktivitetin që kishte në fokus përshpejtimin e konkurrencës dhe inovacionit në Ballkanin Perëndimor, me pjesëmarrjen e zyrtareve nga vendet e ndryshme të rajonit.

Në fjalën e tij në hapje të aktivitetit kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se kthimi i shërbimeve online në të gjitha sektorët do të jetë “një grusht i fuqishëm ndaj korrupsionit”.

“Jemi në procesin e këtyre marrëdhënieve dhe dixhitalizimit të paprecedentë të shërbimeve tona. Tani në 2020 ne do sigurohemi që 95 për qind e shërbimeve do të jenë në dispozicion të njerëzve, duke mos pasur kontakt. Nuk ka nevojë që dikush të shkojë nëpër zyra, të marrë kontakt me zyrtarë, gjithçka do të jetë online. Ne kemi lëshuar më shumë se 50 mijë karta shëndetësore, që janë dhënë në më pak se dy muaj. Njerëzit thjesht aplikonin dhe e merrni në shtëpi”, tha Rama.

Sipas tij, tashmë Ballkani Perëndimor është identifikuar për kapacitetet e mrekullueshme për të prodhuar histori. Rama theksoi janë mbledhur në këtë aktivitet “për mundësinë tonë të së ardhmes”.

“Po shohim një punë që është në proces e sipër dhe që zhvillohet paralelisht me sfidat, që prodhon e shkuara. Pavarësisht kësaj ne jemi të angazhuar dhe do të ecim përpara, sepse kjo është ajo që ne ja detyrojmë fëmijëve tanë”, u shpreh kryeministri i Shqipërisë.

Më tej gjatë fjalës së tij, Rama tha “Duhet të bëjmë më lehtë kapërcimet, që na vijnë nga teknologjia. Ne do të mblidhemi dhe të fillojmë për inovacionin dhe konkurrueshmërinë. Duhet të shfrytëzojmë me sukses potencialin e ekonomive tona”.

Ndërsa ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në Qeverinë e Shqipërisë, Eduard Shalsi tha se synojnë të identifikojë inisiativa afatgjata që mund të kontribuojnë në rritjen e shpërndarjes së teknologjisë së informacionit”.

“Akseleratori i konkurueshmërisë dhe inovacionit në Ballkanin Perëndimor është një platformë e bashkëpunimit publik dhe privat që synon të mbështesë rajonin për të përmirësuar konkurueshmëruisë dhe për të siguruar një rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë”, tha ai.

Gjatë aktivitetit u zhvilluan dhe panele diskutimi, ndërsa të pranishëm ishin zyrtarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga Shqipëria, Kosova, Bosnje dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi.

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments