Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të hënë grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku ka prezantuar paketën e masave të bërë publike një ditë më parë dhe ka diskutuar për projektbuxhetin e shtetit.
Sipas gazetarit Ergys Gjençaj për BalkanWeb, Rama u ka bërë të ditur deputetëve socialistë se projektbuxheti pritet të kalojë për miratim në qeveri gjatë kësaj jave.
Mbledhja zhvillohet në një klimë të tensionuar politike, ndërsa protestat e studentëve kundër qeverisë vijojnë prej 14 ditësh. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit.


