×
Friday, September 13, 2024

Terrorizmi, karantina rrit rrezikun e radikalizmit

June 27, 2020


Masat e mbylljes të imponuara nga koronavirusi mund të kontribuojnë në radikalizimin e disa individëve të gatshëm për të kryer veprime terroriste. Alarmi vjen nga Europol, i cili vlerëson se dhuna nga ekstremistët e djathtë dhe të majtë është në rritje. Ndikimet globale ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga pandemia do të kontribuojnë në klimën e tensionit, i cili do të intensifikojë pakënaqësinë tashmë ekzistuese, duke rrezikuar të shkaktojë akte të urretjes.

Drejtoresha e Europol, Catherine De Bolle theksoi çështjen në raportin e fundit mbi terrorizmin në Evropë. “Në vitin 2019 – lexon dokumenti – vala e veprimeve të dhunshme të krahut të djathtë, të cilat përfshinin sulmet e tmerrshme ndaj Christchurch (Zelanda e Re) dhe të tjerët në Shtetet e Bashkuara, arritën gjithashtu në Evropë, me sulme të përfunduara në Gjermani, Norvegji dhe Mbretëria e Bashkuar, një sulm i dështuar në Lituani dhe një projekt sulmi i zbuluar në Poloni “. Por edhe “midis qarqeve ekstremiste të majta dhe anarkiste ekstremiste duket se rrit vullnetin për të përdorur dhunën“.

Por cili ka qenë roli I pandemisë dhe masave shtërnguese të marra nga qeveritë e pjesës më të madhe të vendeve të Evropës. Sipas raportit “Në muajt e parë të vitit 2020, masat bllokuese të paraqitura për të luftuar përhapjen e Covid-19 mund të intensifikojnë më tej disa prej tendencave të identifikuara” në raportet e mëparshme të Europol, duke konsideruar “ndikimin e mundshëm ekonomik dhe shoqëror të pandemisë në mbarë botën “. “Këto zhvillime – thotë De Bolle – kanë potencialin për të nxitur më tej radikalizimin e disa individëve, pavarësisht bindjes së tyre ideologjike”.

“Të dy aktivistët ekstremistë të majtë dhe të djathtë dhe ata të përfshirë në terrorizëm xhihadist po përpiqen të shfrytëzojnë mundësinë që pandemia ka krijuar për të përhapur më tej qëllimet e tyre,” thekson numri një i Europol.

Por cilat janë të dhënat që paraqiten në raport? Vitin e kaluar tre shtete të BE-së pësuan gjashtë sulme ekstreme të krahut të djathtë. Një nga sulmet më të këqija ishte ajo në sinagogë në qytetin gjerman të Halle tetorin e kaluar, në të cilën u vranë dy persona. Por edhe numri i arrestimeve për vepra terroriste të majta apo anarkiste ekstreme terroriste është trefishuar më shumë sesa vitet e kaluara, sipas të dhënave të Europol.

Raporti I EUROPOL kërkon një rritje të vigjilencës së vendeve anëtare të BE-së sidomos në kushtet dhe problematikat e  krijuara nga COVID-19.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments