Të mbështesim pa ndërprerje perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor”

11 Jul 2021 21:36
Shpërndaje:

Rëndësia e vazhdimësisë për mbështetjen e fuqishme të integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor u nënvizuan fort edhe nga Përfaqësuesi i Lartë i Unionit, Josep Borrell në Forumin e 14-të të Dubrovnikut, Kroaci.

”Bashkimi Evropian nuk është ende i plotë dhe ai duhet të mbështesë të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tij evropiane, përfshirë dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, theksoi Borrell.

”Ne shohim një dritë në fund të tunelit, megjithëse është jashtëzakonisht e rëndësishme të qëndrojmë vigjilentë dhe të kujdesshëm pasi virusi është gjithmonë i pranishëm sidomos për shkak të të varianteve të reja”, shtoi Borrell lidhur me pandeminë.

Reklamë Ola

”Ndër pasojat e pandemisë është rritja e pabarazive, pasigurisë dhe një bote më pak bamirëse”, theksoi ai.

Eunews.al

Reklamë InterMedika