Suli: Mësimi vijon normalisht në 25 shkollat e Kamzës

15 Oct 2026 • 12:08
Shpërndaje:

Kryetari i bashkisë së Kamzës, Rakip Suli i bëri thirrje sot medieve të mos keqpërdorin rastin e rreth 50 fëmijëve që po marrin pjesë në protestë të nxitur, sipas tij, nga manipulime në rrjetet sociale.

“Në të 25 shkollat e Kamzës, mësimi vijon normalisht, kështu që ftojmë mediet të vijnë dhe të verifikojnë nga afër vijimin normal të procesit mësimor në të gjitha shkollat e Kamzës”, tha Suli në një reagim.

Kryebashkiaku Suli theksoi se “sot, falë mbështetjes së Kryeministrit Edi Rama, shkollat e Kamzës janë institucione me standarde të Bashkimit Europian”.

Reklamë Ola