Spanjë, nisin bisedimet për formimin e një qeverie të re

11 Dec 2019 11:24
Shpërndaje:

Pasi kanë kaluar më shumë se një muaj nga zgjedhjet e mbajtura në Spanjë, Mbreti Felipe VI  ka nisur konsultimet me liderët politikë  për formimin e një qeverie të re pasi nuk u arrit krijimi i një qeverie gjithpërfshirëse.

Mbreti Felipe VI ka nisur të martën bisedimet me partitë e  vogla ndërsa në vijim do të takohet me liderët kryesorë të partisë, duke përfunduar me kryeministrin aktual Pedro Sánchez.

Partia Socialiste e Sánchez është në vendin më favorit, pasi fitoi shumicën e vendeve në zgjedhjet e kaluara – 120 vende.  Ata kanë një marrëveshje me partinë e krahut të majtë `United We Can`, e cila fitoi  35 vende, por ende janë akoma larg për të siguruar një shumicë prej 350 vendesh.

Reklamë Ola

Socialistët janë duke u përpjekur të sigurojnë abstenim nga ana e partisë së majtë republikane të Katalonjës prej 13 vendesh. Kjo ka nxitur akuza nga rivalët e krahut të djathtë se Sánchez po bën marrëveshje me ata që duan të shkatërrojnë Spanjën dhe ka ngritur frikën e një qeverie të paqëndrueshme.

The New York Times

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x