Spanja ratifikon protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

17 Mar 2020 20:28
Shpërndaje:

Senati spanjoll ka ratifikuar sot Protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, me çka përfundoi procesi i ratifikimit të të gjitha vendeve anëtare të Aleancës.

Pas seancës së mbajtur të Dhomës së Poshtme të Parlamentit spanjoll për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov dhe ambasadori spanjoll në Shkup mbajtën konferencë për media.

“Senati spanjoll sapo e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO me zero vota kundër. Me këtë rast do të dëshiroj që në emër të Qeverisë dhe të gjithë qytetarëve t’i shpreh falënderim Spanjës, Senatit spanjoll, që kjo çështje u vendos në rrethana kaq të vështira për botën dhe për Evropën, megjithatë edhe për Spanjën”, tha Dimitrov.

Reklamë Ola

Ai theksoi se Spanja është vendi anëtar i fundit i NATO-s që ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Ambasadori spanjoll në Shkup, Emilio Lorenco Sera tha se seanca e sotme u mbajt me video-lidhje, ndërsa seantorët votuan pa mos qenë fizikisht të pranishëm në Senat, për shkak të situatës me koronavirusin.

Reklamë InterMedika

“Spanja po kalon kohëra të vështira. Senati bëri diçka që është tërësisht e re në Spanjë, votimin nga larg. Ishte shumë me rëndësi ta sjellim këtë ligj për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim”, tha Sera.

Rikujtojmë se në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut më 11 shkurt të këtij viti në seancë solemne u ratifikua Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes Veriatlantike.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x