Spanja nderon viktimat e koronavirusit me ceremoni mbretërore



Spanja do të zhvillojë homazhe për viktimat e koronavirusit me një ceremoni të ndjekur nga mbreti Felipe VI dhe të ftuar të tjerë të nivelit të lartë, përpara një samiti të BE të mërkurën e ardhshme.
Ngjarja për të përkujtuar 28 400 viktimat e virusit do të bëhet në sheshin ”Armory” të Madridit, me rreth 400 të ftuar.
Qeveria ka njoftuar se ceremonia do të nderojë edhe punonjësit e shëndetësisë.
Ndër të ftuarit do të jenë presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli, presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, kreu i OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.
Gjithashtu do të marrin pjesë në këtë ceremoni edhe shumë të afërm të viktimave, si dhe përfaqësues të sektorëve thelbësorë ekonomikë.
Eunews.al

