Si i stimulon interneti terroristët e ekstremit të djathtë
E papërpunuar dhe plot racizëm është ideologjia, që përhapte në internet Tobias R. përpara kryerjes së sulmit terrorist në Hanau. Në të ashtuquajturin manifesti i tij dhe videot në internet qarkullojnë teori komploti, që me sa duket atentatori i ka gjetur në inernet dhe i ka përvetësuar ato. Në këtë mënyrë terroristi bën pjesë në grupin e atyre dorasve që veprojnë si individë, radikalizimi i të cilëve është përshpejtuar prej internetit.
Mbrojtja Kushtetuese që në fillim të vitit 2019 në një analizë shkruan, se skena e ekstremistëve të djathtë që veprojnë si individë është e vështirë të zbardhet. Shumë radikalizohen jashtë grupimeve të njohura. Në verë Mbrojtja Kushtetuese angazhoi një njësi për “zbulimin eksplorativ” të rrjeteve sociale. Ka një rrezik të lartë për radikalizim përmes interaksionit të ekstremistëve të djathtë. Skena e ekstremizmit të djathtë shumë shpejt e ka zbuluar për vete internetin.
Kujtohen viktimat e Hanaut
Në të njëjtin konkluzion arrin edhe fondacioni Amadeu-Antonio me seli në Berlin, që angazhohet kundër ekstremizmit të djathtë. Pas një monitorimi dyvjeçar të rrjeteve sociale drejtuesi i studimit, Miro Dittrich shpjegon: “Përmes një rrjeti të degëzuar fort me oferta adresohen grupe të ndryshme që joshen drejt një bote alternativë online.”
Që nga fillimi i internetit ekstremistët e djathtë kanë mësuar përmes “Trial and Error”, se cilat tema dhe forma paraqitjesh i tërheqin njerëzit dhe cilat jo. Menjëherë janë vënë në provë platforma të reja. Madje përmes tyre janë nxjerrë edhe para – p.sh. përmes reklamave në YouTube, app-eve për donacione apo Crowdfunding. Gjithnjë e më e rëndësishme bëhet “Dark Social”, hapësira në rrjet, në të cilat përdoruesit shkëmbejnë mes tyre pa qenë të hapura për opnionin e gjerë.
Teknika mbështet radikalizimin dhe futjen në rrjet
Në varësi nga platforma ka faktorë specifikë, që e favorizojnë një radikalizim, shpjegohet në studimin e fondacionit. Edhe nëse – p.sh. – YouTube ndërkohë e ka dobësuar algoritmin, ai ka tendencën që përmes funksionit “Autoplay” të të sugjerojë video me përmbajtje gjithnjë e më të forta.
Në shërbimin Messenger Telegram limiti i Gruppenchat është deri në 200.000 anëtarë dhe jo si në WhatsApp me vetëm 256. Kjo e rrit numrin e atyre që marrin informacionin. Po ashtu në një radar pas tjetrit përdoruesit mund të kërkohen brenda një rrethi real. Kjo ofron një mundësi të mirë për t’u futur në rrjet personat me bindje të njëjta.
Në Instagram aktorët përdorin pikërisht Hashtags të anoncuar, për të përcjellë mesazhet e tyre në Timeline të shumë përdoruesve. Ka qenë kryesisht lëvizja “Identitare” në Gjermani që përpiqej ta paraqiste si fare normale mënyrën e jetesës së përditshme të ekstremistëve të djathtë përmes forografive nga festimet apo regjistrimet gjatë lojërave sportive. Përveç kësaj ato krijuan edhe disa platforma, në të cilat nuk kishte më asnjë mundësi për të votuar kundër. Me këtë u rrit funksioni i identifikimit. Shumë prej tyre e ndjejnë veten si “kalorës kryqëzatash”, që duan të shpëtojnë “botën perëndimore”.
Ndjenja e marrëzisë prej dëshpërimit
Përmes kësaj bote të futur në rrjet mund të përhapen mirë narrativat e ashtuquajtura toksike si p.sh. shuarja e gjermanëve. Sa më shumë mesazhe ta konfirmojnë këtë, aq më e fortë bëhet ndjesia e të qenit i kërcënuar, gjë që çon tek një “ndjenjë marrëzie si pasojë e dëshpërimit”.
Si “tipike për internetin” është edhe rrjetëzimi ndërkombëtarisht i kësaj skene. Pothuajse flitet vetëm në anglisht në grupet përkatëse, konstaton fondacioni në studimin e tij. Dorasit që ushtrojnë dhunë gjatë atentateve i referohen njeri-tjetrit, mësojnë prej njeri-tjetrit dhe motivojnë të tjerët. Anders Brevik më 2011 la një manifest. Elementët e drejtpërdrejtë nga atentatori i Christchurch kanë lënë gjurmë. “Qëllimi nuk është në radhë të parë vetëm që të vriten njerëz, por tërheqja e vëmendjes në media dhe përmes internetit”. Dorasit vërtetë përshkruhen si “ujqër të vetmuar”, por ata janë të futur në rrjet në luftën kundër shoqërisë./DW
Eunews.al