Shqipëria pjesë e një prej panaireve më gjigante të turizmit në botë, Rama: Sot prezantojmë përvojat e reja që ofrojmë

22 Jan 2025 12:10
Shpërndaje:


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamje nga panairi Fitur në Madrid, ku Shqipëria do të prezantojë turizmin dhe potencialin që ajo ka në këtë sektor.

Në një prej panaireve më gjigante të turizmit në botë me fokus tregun spanjoll e latin vendi ynë do të tregojë përvojat e reja.

Ai pohon se me anë të këtij panairi, Shqipëria synon të zgjerojë ofertën e saj turistike për tregun spanjoll dhe atë latin.

Reklamë Ola

“MIRËMËNGJES” dhe me prezantimin e Shqipërisë në FITUR Madrid, një prej panaireve më gjigante të turizmit në botë me fokus tregun spanjoll e latin prej nga vizitorët po shtohen vit pas viti, që nis sot për të prezantuar emocione e përvoja të reja që vendi ynë ofron, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan Rama.