Shënohet gjashtë mujori i fillimit të protestave në Hong Kong
December 8, 2019



Protesta e sotme përfundoi në mënyrë paqësore, një dukuri e rrallë kjo nëse kujtojmë këtu fillimin e lëvizjes, ku protestat janë zhvilluar gjithnjë e më të dhunshme.
Sot demonstruesit kërkojnë zgjedhje demokratike dhe hetim për atë që protestuesit e quajnë përdorim të tepruar të forcës kundër tyre. “Unë jam këtu për të luftuar për demokracinë dhe lirinë,” tha një protestues 74-vjeçar, i cili e identifikoi veten vetëm si z. Chu. “Ne jemi shtypur nga një qeveri autoritare”.
Që nga qershori, protestuesit kanë organizuar më shumë se 900 demonstrime dhe gati 6.000 njerëz janë arrestuar.
Financial Times


Ndiqe
0 Comments