SHBA konfirmon për herë të parë vendosjen e armëve në orbitën e Tokës

15 Sep 2026 08:45
Shpërndaje:

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar për herë të parë publikisht se kanë vendosur armë hapësinore në orbitën e Tokës.

Sekretari amerikan i Forcave Ajrore, Troy Meink, deklaroi se këto kapacitete janë të nevojshme për mbrojtjen e forcave amerikane nga veprimet armiqësore. Ai nuk dha hollësi për llojin dhe aftësitë e armëve apo për kohën kur ato janë vendosur në orbitë.

Një zëdhënës i Forcave Hapësinore të SHBA-së tha se Uashingtoni zotëron kapacitete që mund të përdoren për qëllime mbrojtëse dhe sulmuese, për të ndërprerë apo dobësuar sistemet hapësinore të kundërshtarëve.

Reklamë Ola

Zhvillimi vjen në një kohë kur SHBA-ja, Rusia dhe Kina po rrisin kapacitetet e tyre ushtarake në hapësirë. Satelitët luajnë një rol thelbësor në komunikimet, navigimin dhe mbikëqyrjen ushtarake.

Traktati ndërkombëtar i vitit 1967 ndalon vendosjen në orbitë të armëve të shkatërrimit në masë, por jo të çdo lloji arme hapësinore.

Reklamë InterMedika