Droni shkel hapësirën ajrore të Lituanisë, rrëzohet nga avionët e NATO-s

15 Sep 2026 08:51
Shpërndaje:

Një dron që kishte hyrë gjatë natës në hapësirën ajrore të Lituanisë është rrëzuar nga avionët luftarakë të NATO-s, njoftoi presidenti lituanez Gitanas Nauseda.

Kreu i shtetit nuk dha hollësi për origjinën e mjetit fluturues, por e lidhi incidentin me përshkallëzimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

“Një gatishmëri e tillë është jetike për rajonin tonë. Së bashku me aleatët e NATO-s, Lituania do të mbrojë hapësirën e saj ajrore”, deklaroi Nauseda.

Reklamë Ola

Sipas transmetuesit publik LRT, droni u rrëzua në një zonë rurale pranë liqenit të Kaunasit, në pjesën qendrore të vendit.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditura rrethanat e incidentit apo qëllimin e dronit. Ngjarja ndodh në një periudhë tensionesh të larta në krahun lindor të NATO-s.

Reklamë InterMedika