×
Friday, April 12, 2024

Serbia do të furnizohet me mbi 2 milionë doza të vaksinës Pfizer

February 19, 2021


Ministri i Shëndetësisë i Serbisë, Zllatibor Llonçar deklaroi se është arritur një marrëveshje me kompaninë Pfizer/BioNtech për furnizim me 1.200.000 doza të vaksinës kundër koronavirusit në tre mujorin e dytë të këtij viti, si dhe 1.190.000 të tjera në tre mujorin e tretë.

“Ky është një sukses i madh për qytetarët e Serbisë, të cilin shumica e botës vetëm mund ta ëndërrojë”, i tha Llonçar, Radio Televizionit të Serbisë (RTS). Deri më tani Serbia ka vaksinuar mbi një milion njerëz.

Ky shtet në fund të muajit dhjetor ka nisur vaksinimin e popullatës së saj kundër koronavirusit, duke përdorur vaksinën e kompanive Pfizer/BioNTech, e pastaj edhe vaksinën ruse Sputnik V dhe atë kineze, SinoPharm. Autoritetet iu kanë mundësuar qytetarëve të zgjedhin se me cilën vaksinë dëshirojnë të imunizohen.

Serbia iu ka dhuruar vaksina komunave në veri të Kosovës, pastaj Republika Sërpskas të Bosnje dhe Hercegovinës si dhe dy vendeve tjera të rajonit, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments