×
Friday, February 14, 2025

Sassoli: Dhuna ndaj grave të bëhet krim i dënueshëm

March 8, 2021


Gratë në Europë fitojnë mesatarisht 14,1% më pak se burrat, shkroi në Twitter presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, me rastin e Ditës së 8 Marsit.

”Që nga fillimi i lockdoën, dhuna dhe vrasja e grave nuk po ndalen kurrë”, deklaroi ai.

”Indinjata nuk mjafton. Dhuna ndaj grave duhet të bëhet një krim i dënueshëm kudo në zonën europiane!”, shtoi Sassoli.

Ndërkohë, ministrja gjermane e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer (AKK) duke nxjerrë në pah rolin e gruas deklaroi se ushtria e vendit të saj ishte bërë më e fortë falë numrit në rritje të grave.

”Unë falënderoj gratë tona për përpjekjet e tyre të palodhshme, në tokë, në ajër, në det, brenda dhe jashtë vendit, dukshëm ose në prapavijë”, tha ajo në një koment në Ditën Ndërkombëtare të Grave.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments