Samiti i G20-s në Riad i dominuar nga COVID-19



Një samit virtual i G20-s hapet sot nën presidencën e Arabisë Saudite, mes thirrjeve ndërkombëtare për financime nga ky forum, të nevojshme për të frenuar pandeminë e koronavirusit dhe pasojave të saj ekonomike shkatërruese.
Edhe pse mbledhur në formatin virtual, pasi pandemia e detyron, është hera e parë që një vend arab pret një samit të përfaqësuesve të vendeve të pasura kryesore dhe në zhvillim.
Ky takim dyditor ndodh gjithashtu ndërkohë që G20-ta është kritikuar për përgjigjen e saj përballë recesionit botëror dhe në një kohë kur presidenti amerikan, Donald Trump vazhdon të kundërshtojë dështimin në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.
Asnjë ceremoni hapjeje me shumë pompozitet ose mundësi për të përfunduar angazhime dypalëshe, samiti është kufizuar këtë vit në seanca të shkurtra në internet, të cilësuara nga vëzhguesit si “diplomaci digjitale”.
Pandemia e COVID-19, që ka infektuar më shumë se 55 milionë persona dhe ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 1,3 milionë në të gjithë botën, do të jetë tema kryesore që do të diskutohet gjatë këtij samiti, të kryesuar nga mbreti saudit Salman.
Eunews.al
