Rusia kërcënon me masa “simetrike”, nëse SHBA instalon raketa suplimentare në Europë
December 6, 2019



Administrata e Vladimir Putin do të adoptojë masa “simetrike” në rast se Shtetet e Bashkuara instalojnë sisteme të reja raketash në vende të Europës, ka deklaruar të premten Sergei Lavrov, Ministri rus i Jashtëm. “Do të kemi një reagim simetrik. Çdo masë do të tërheqë reagimin e Rusisë”, deklaroi Sergei Lavrov gjatë vizitës zyrtare në Itali.
Pas anullimit të Traktatit të Forcave Nukleare të Ndërmjetme (INF) të firmosur me SHBA, Rusia ka propozuar një moratorium lidhur me instalimin e sistemeve balistike suplimentare në vendet europiane.
Raportim nga Roma dhe Moska për:
eunews.al


Ndiqe
0 Comments