Rindërtimi/ Rama: SHBA do ta rrisë shumën e dhuruar në Bruksel
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pas takimit me ambasadoren e SHBA-së, në vendin tonë, Yuri Kim. Përmes një postimi në Twitter, kreu i qeverisë thotë se, Kim i dha lajmin e mirë se SHBA-ja do të rrisë shumën e deklaruar në Bruksel, për rindërtimin.
“Falënderoj ambasadoren e SHBA-ve për lajmin e mirë se SHBA-të do ta rrisin shumën e deklaruar në Bruksel për Rindërtimin
Nisja e punës së përbashkët për Akademinë e Transparencës realizon një kërkesë tonën ndaj miqve të çmuar për ta bërë Rindërtimin shembull edhe në këtë aspekt.”,- shkruan Rama.

Ju kujtojmë se, në Konferencën e Donatorëve që u mbajt në Bruksel, SHBA u shpreh se do të dhurojë 4.7 milionë dollarë për Shqipërinë. 3.9 milionë dollarë për familjet që kanë më shumë nevojë, ndërsa 800 mijë dollarë për monumentet e kulturës të dëmtuara. Po ashtu 60 mijë dollarë do të shkojnë për qendrat shëndetësore, mjekësinë dhe qendrat e emergjencave civile.
Eunews.al







