Rimbursimet e papaguara, kompanitë ajrore europiane rrezikojnë paditjen
Një zyrë ligjore britanike ka kërcënuar se do të marra masa ligjore kundër Air France, KLM dhe Ryanair pas refuzimit të tyre për të rimbursuar qytetarët për fluturimet e anuluara për shkak të pandemisë COVID-19.
Avokatët e firmës ligjore “SPG Law” thanë për Euronews “se janë duke monitoruar situatën nga afër” dhe i kanë bërë thirrje pasagjerëve për t’i kontaktuar në lidhje me këtë çështje.
KLM, Ryanair dhe Air France kanë refuzuar të rimbursojnë klientët e tyre brenda 7 ditëve pas anulimit të fluturimit, siç e parashikon legjislacioni i Bashkimit Europian.
Air France dhe KLM po detyrojnë pasagjerët që të pranojnë kuponë të cilët mund të përdoren vetëm një vit pas datës së lëshimit.
Në fillim, Ryanair ofroi rimbursimin brenda 20 ditëve, por tashmë thotë se kërkesat do të vendosen “në një listë pritjeje deri në përfundim të emergjencës COVID-19”.
SPG Law tha se do të vendosë nëse do të ankimojë çështjen në ditët në vijim dhe nuk ka përjashtuar mundësinë e përfshirjes edhe të kompanive të tjera.
Chris Neill, një prej avokatëve, tha se do i kërkojnë rimbursim të plotë kompanive ajrore si dhe kompensim për dëmet e shkaktuara në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të përfitojnë një shifër deri në 1.150 euro për person.
Eunews.al