Rikthehet pas 14 vitesh Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar, Rama: Festë e artit, historisë dhe të ardhmes së kinematografisë

02 Sep 2026 09:03
Shpërndaje:

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur rikthimin pas 14 vitesh të Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar, i cili do të zhvillohet nga 9 deri më 12 shtator.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë e cilësoi festivalin si një ngjarje që do të festojë artin, historinë dhe të ardhmen e kinematografisë shqiptare.

“Mirëmëngjes dhe me rikthimin e Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar, i cili nga sot deri më 12 shtator do të festojë artin, historinë dhe të ardhmen e kinematografisë sonë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.

Reklamë Ola

Festivali rikthehet pas një ndërprerjeje 14-vjeçare, duke sjellë sërish në vëmendje krijimtarinë dhe zhvillimin e filmit shqiptar.

Edicioni i këtij viti do të zhvillohet përgjatë katër ditëve, nga 9 deri më 12 shtator, me synimin për të promovuar kinematografinë shqiptare dhe për të ndërthurur trashëgiminë e saj me krijimtarinë e re.

Reklamë InterMedika