Rienergjizimi PS, deputetja e Vlorës, Sinaj: Përmbyllen me sukses zgjedhjet e bashkëkryetarëve të OS-ve në Rajonin 3
May 20, 2026
Deputetja e Partisë Socialiste për Qarkun Vlorë, Zamira Sinaj, ka njoftuar përmbylljen me sukses të fazës së zgjedhjeve të bashkëkryetarëve të OS-ve në Rajonin 3 në Vlorë.
Përmes një postimi në rrjetet socialr, deputetja Sinaj thekson se procesi u karakterizua nga pjesëmarrja, energjia dhe përgjegjësia, duke dëshmuar forcën e organizimit dhe bashkëpunimit në ekip.

Sinaj falënderoi të gjithë kontribuuesit për seriozitetin dhe korrektësinë, ndërsa theksoi se puna do të vijojë “më e bashkuar, më e fortë dhe më pranë qytetarëve”.







