Republika Çeke dhe Sllovakia rihapin kufijtë e përbashkët

03 Jun 2020 15:56
Shpërndaje:

 Republika Çeke dhe Sllovakia do të heqin kufizimet e udhëtimit me njëra tjetrën duke nisur nga e enjtja, njoftoi sot kryeministri sllovak, Igor Matoviç, gjatë një vizitë në Pragë.

Praga dhe Bratislava i mbyllën kufijtë në mes të marsit, si një kundërpërgjigje ndaj pandemisë së koronavirusit. Deri më tani, sllovakët dhe çekët mund ta vizitonin vendin përkatës fqinj deri në 48 orë.

“Po rikthejmë Çekosllovakinë duke lejuar lirinë e plotë të lëvizjes midis Sllovakisë dhe Republikës Çeke”, shpjegoi politikani konservator.

Reklamë Ola

Gjithashtu nga 15 qershori, Republika Çeke planifikon të lejojë hyrjen e turistëve nga Gjermania, Austria dhe Zvicra, pa qenë e nevojshme që këta të fundit të paraqesin rezultate negative të testit të koronavirusit.

Nga ana e saj, Sllovakia po qëndron disi më e kujdesshme lidhur me lehtësimin e kufizimeve kufitare.

Reklamë InterMedika

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x