Reforma territoriale, Martin Leka: Duhen 84 vota, Spiropali mund të votojë kundër

08 Oct 2026 • 20:16
Shpërndaje:

Analisti Martin Leka ka theksuar nevojën për një reformë të re territoriale në Shqipëri, duke deklaruar se procesi duhet të jetë i thellë dhe të mbështetet në kritere që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

Sipas Lekës, ka ardhur momenti që diskutimet për riorganizimin territorial të vendit të përkthehen në hapa konkretë, ndërsa miratimi i reformës kërkon një shumicë të cilësuar prej 84 votash në Kuvend.

“Është koha për një reformë territoriale padyshim, për reformë të thellë dhe të bazuar në ato parametra që ndryshojnë jetën e banorëve. Duhen 84 vota për ta kaluar reformën”, deklaroi analisti.

Reklamë Ola

Gjatë komentit të tij, Leka u ndal edhe te zhvillimet brenda Partisë Socialiste, duke iu referuar një reagimi të fundit të ministres Elisa Spiropali.

Ai përdori një gjuhë kritike ndaj saj dhe ngriti dyshime mbi qëndrimin që mund të mbajë në votimin e reformës.

Reklamë InterMedika

“Sot ka pasur një reagim të Elisa Spiropalit, e cila është si një çiban në PS dhe që ky reagim ka shtuar zërat se ajo do të votojë kundër”, u shpreh Leka.

Megjithatë, analisti shprehu bindjen se reforma territoriale do të arrijë të sigurojë mbështetjen e nevojshme parlamentare, pavarësisht qëndrimeve të mundshme kundërshtuese.

“Unë vazhdoj të pres atë platformën e saj për Shqipërinë e re, mezi po e pres. Mendoj se do të bëhen 84 vota dhe reforma do të kalojë”, përfundoi ai.

Deklaratat e Lekës vijnë në kuadër të diskutimeve për reformën territoriale, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të pozicionohen forcat politike dhe deputetët në momentin e votimit.