×
Friday, March 28, 2025

Reagon ODIHR për zgjedhjet ne SHBA/ Të gjitha pretendimet për mashtrim sistematik ishin të pabaza

January 7, 2021


Ngjarjet që u zhvilluan në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara ditën e djeshme u përcollën me shqetësim edhe nga Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR).  

Në deklaratën e publikuar ditën e sotme, ODIHR deklaroi ndër të tjera se “ Shtetet e Bashkuara si një nga 57 vendet e rajonit të OSBE-së, janë zotuar jo vetëm për të mbajtur zgjedhje demokratike por gjithashtu sigurojnë që “kandidatët që marrin votat e nevojshme të instalohen siç duhet në zyrë“. Sipas zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut, “as nxitja e dhunës dhe as vetë dhuna nuk kanë vend në procesin demokratik.”

I qartë ishte edhe vlerësimi në lidhje me procesin zgjedhor të zhvilluar në SHBA në nëntor të 2020.  ODIHR thekson në deklaratën e saj se “Institucioni kryesor në të gjithë botën në fushën e vëzhgimit të zgjedhjeve, ODIHR ishte në terren në SH.B.A. nga fundi i Shtatorit deri pas ditës së zgjedhjeve. ODIHR deklaroi qartë se ndërsa çdo kandidat ka të drejtë të shkojë në gjykatë nëse beson se ka pasur gabime në procesin zgjedhor, misioni vëzhgues i ODIHR zbuloi se të gjitha pretendimet për mashtrim sistematik ishin të pabaza.”

Kjo deklaratë i bashkohet një seri deklaratash nga lider të njohur politikë të SHBA-ve por edhe në Evropë të cilët dënuan dhunën dhe nxitjen e saj duke theksuar se akti I çertifikimit të zgjedhjeve duhet të ishte një akt formal.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments