Reagon Bedri Hamza: Kurti i ofroi PDK-së kryetarin e kuvendit në këmbim të votave për president
April 21, 2026
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se Albin Kurti i Vetëvendosjes i ka ofruar PDK-së pozitën e kryetarit të Kuvendit, ndërsa posti i nënkryetarit, që aktualisht i takon kësaj partie, t’i kalojë Vetëvendosjes.
Hamza e vlerësoi këtë ofertë si joserioze, duke theksuar se Kuvendi tashmë është konstituar dhe pozitat janë të votuara.
“S’kemi shkuar të kërkojmë pozita, as për vete e as për anëtarët e partisë. Kemi shkuar për t’i dhënë vendit institucione dhe stabilitet politik. Kjo nuk është fare serioze”, deklaroi ai.







