×
Tuesday, April 21, 2026

“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tregun e shërbimit: Nëse vendosni çmimet e larta, bëheni varrmihësit e investimit tuaj

April 20, 2026


Gjatë takimit me përfaqësues të agroturizmit, kryeministri Edi Rama, nuk ndali kritikat për investitorët në tregun e shërbimit.

Duke u ndalur tek bizneset që kanë të bëjnë me mikpritjen e vizitorëve dhe turistëve, Rama u shpreh se vendosja e çmimeve të larta i largojnë klientët.

“Nuk na duhet të bëhemi një destinacion i mbingarkuar i masës, që është një turizëm që sjell shumë njerëz por që nuk janë konsumatorë të lartë, por janë konsumatorë të ulët. Ne duhet të synojmë ato që konsumojnë shumë. Agroturizmat mund të bëhen transformuesit në këtë drejtim, duke prodhuar, duke mbajtur çmimet e ulëta”, tha Rama.




Comments are closed.