×
Monday, December 9, 2024

“Raporti i Komisionit Europian vlerëson pozitivisht të gjitha hapat e ndërmara nga Shqipëria”

March 3, 2020


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit deklaroi se lajmi i ditës së sotme është Raporti i Komisionit Europian, i cili vlerëson pozitivisht të gjitha hapat e hedhur prej nga raporti i fundit dhe i rirekomandon Këshillit të Europës në fund të marsit fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë.

“Siç e dini ky raport paraprin vendimarrjen e Këshillit Europian të 27-28 marsit sikurse planifikohet në organigramën vendimarrëse të BE mbledhjeve të Këshillit Europian i paraprin raporti i Komisionit dhe për të gjashta vendet, por për Shqipërinë dhe Kosovën padyshim që ne jemi shumë herë më të vëmëndshëem. Në rastin e Shqipqërisë Komisioni vlerëson pozitivisht të gjitha hapat e hedhur prej nga raporti i fundit.

Komisioni Europain vlerëson se sa i përket Vettingut, ai ka ecur në mënyrë të shkëlqyer, përsa i përket ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë po në mënyrë të shkëlqyer dhe implementimi i plotë i deritanishëm i reformës në dretësi ka padyshim vlerësimin maksimal. Pa harruar të gjitha hapat e tjerë që ka bërë Shqipëria, ne nuk duhet të harrojm që reforma në drejtësi ka qenë dhe mbete5t guri themelit në rrugën europiane të Shqipërisë. Është hapi më i madh që ka ndërmarë Shqipëria në 30 vite dhe unë mendoj që vlerësimi i sotëm i KE për ti rirekomanduar Këshillit të Europës në fund të marsit për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë është një moment sa i rëndësishëm aq dhe krenarie dhe nuk e bëj për subjektivizëm, por jam objektiv dhe në një vlerësim që dua ti jap opozitës parlamentare. Kemi punuar në mënyrë rigoroze sëbashku, kemi miratuar shumë ligje që kanë kërkuar shumicë të cilësuar dhe ky është një dallim i madh që ju ndan ju me opozitën e rrugës”, deklaroi Balla.

Duke komentuar manifestimin e thirrur nga Presidenti i Republikës Meta, i planifikuar për t’u mbajtur pasditen e sotme në 17:00, Balla tha se ditën që u votua reforma në drejtësi, atë ditë është ngjizur edhe një aleancë e paskrupullt politikanësh të korruptuar për të bërë gjithçka për ta penguar.

“Ajo që dua të vlerësoj dhe përsëri rikthehem te raporti i Komisionit Europian, ky është një lajm shumë i mirë për shqiptarët dhe për fat të keq ditën që reforma në drejtësi u miratua në këtë Kuvend, atë ditë është ngjizur edhe një aleancë e paskrupullt politikanësh të korruptuar për të bërë gjithçka për ta penguar. Edhe pse me kokën poshtë dhe dorën lart e votuan reformën në drejtësi, që atë ditë bënë gjithçka mundën deri atë ditë, por por bëjnë tashmë gjithçka për ta dëmtuar.

Edhe ‘Besëlikja’ me Republikën e re, janë sot në të njëjtin front për të penguar dhe dëmtuar cdo lloj ecje përpara për të penguar ecjen para të reformës në drejtësi dhe rrugën europiane të Shqipërisë. Çdo protestë kundër reformës në drejutësi zdo tja arrijë kurrë të pengojë këtë angazhim të rëndësishëm të historisë së re të drejtësisë në shqipëri dhe historisë së anëtarësimit të Shipërisë në BE.

Për këtë të jenë të sigurtë edhe ndonjë ‘leifen’ që vjen këtu e flet si zëdhënës i manifestimit të ‘Beslikes’ edhe as shtangist e boksier, madje edhe gjyshja e mikut tim Bes Kallakut nuk e di fare se çfarë është reforma në drejtësi dhe se si mund të cohet përpara. Është një reformë që është udhërrëfyesi ynë kryesor deri në ditën e BE. Kush mendon se kjo ditë është e largët më besoni e ka shumë gabim.

Në këtë ditë të rëndësishme nga ana o komisionit europian të njëjtët proeuropianë që janë kundër reformës në drejtësi përpiqen të dëmtojnë imazhin e vendit. Kjo është shprehje e gjendjes së rëndë psikologjike që e kemi paralajmëruar 4 vite më parë, e kemi thënë se sa më shumë afrohen institucionet e reja të drejtësië, aq më keq është. Presidenti e ka humbur të drejten e njeriut për të përfaquesuar uniten kombëtar, e ktheu Presidencin në seli të opozitës, tani po e legalizon këtë shkelje. Ai është një prej 4 drejtuesve të opozitës por kurrsesi President i Republikës”, deklaroi Balla.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments