Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.
Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Rama e cilësoi momentin si të rëndësishëm për Kosovën, rajonin dhe Evropën, duke i uruar Presidentes së re mbarësi dhe sukses në detyrë.
“Urime të përzemërta akademikes së mirënjohur, zonjës Justina Shiroka-Pula, për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në një kohë sfiduese për krejt rajonin tonë e për vetë Europën”, shkroi Rama.
“Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën zonja Presidente”, shtoi kryeministri shqiptar.
Shiroka-Pula u zgjodh Presidente e Kosovës me 81 vota në Kuvend, pas një marrëveshjeje politike që i dha fund ngërçit për zgjedhjen e kreut të shtetit dhe shmangu një skenar të ri zgjedhor.
Pas votimit, ajo dha betimin para deputetëve dhe mori zyrtarisht detyrën si Presidente e Republikës së Kosovës.


