×
Friday, July 3, 2026

Rama publikon pamje nga Tirana: Një ditë e zakonshme me turistë në kryeqytet

July 3, 2026


Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Tirana, ku shihen turistë të shumtë që vizitojnë kryeqytetin shqiptar gjatë sezonit veror.

Përmes një postimi, Rama e cilësoi këtë panoramë si pjesë të përditshmërisë së Tiranës, duke theksuar fluksin e vizitorëve në qytet.

“Mirëmëngjes dhe me një ditë të zakonshme turistësh në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi kryeministri në rrjetet sociale.

Postimi vjen në një periudhë kur Shqipëria po regjistron një rritje të numrit të turistëve të huaj, ndërsa Tirana mbetet një nga destinacionet më të vizituara në vend.




Comments are closed.