×
Tuesday, June 30, 2026

Demo: 65 mln euro për fuqizimin e pushtetit vendor dhe transportin urban

June 30, 2026


Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo deklaroi sot, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, se pushteti vendor është mbështetur me 65 milionë euro përmes aktit normativ, me fokus fuqizimin e kapaciteteve dhe përmirësimin e shërbimeve në nivel bashkish.

Demo bëri të ditur se nga kjo shumë, 35 milionë euro janë dedikuar për përmirësimin e infrastrukturës bazë në territor, ndërsa 30 milionë euro janë orientuar drejt dy programeve kryesore zhvillimore.

Sipas tij, një nga programet lidhet me krijimin e flotës logjistike që do të vendoset në çdo qark dhe do të vihet në shërbim të bashkive për mirëmbajtjen e infrastrukturës bujqësore dhe asaj urbane.

“Kjo flotë do të përbëhet nga mjete të specializuara, të përshtatura për ndërhyrje të ndryshme në territor”, u shpreh ai.

Ministri theksoi gjithashtu se pjesë e paketës është edhe një qasje e re për transportin urban, ku bashkitë pilote do të përfshihen gjatë vitit 2026 në një model bashkëpunimi me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Sipas tij, modeli i ri parashikon përdorimin e autobusëve elektrikë modernë, me qëllim përmirësimin e shërbimit, rritjen e cilësisë së jetës në qytete dhe uljen e kostove për qytetarët.




Comments are closed.