Jaupaj: Menaxhim i sigurt i kimikateve, sipas standardeve të BE-së
Këshilli i Ministrave ka miratuar tashmë disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për menaxhimin e kimikateve”, i cili përafron më tej legjislacionin shqiptar me standardet e Bashkimit Europian.
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj e cilësoi këtë një tjetër hap konkret drejt anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Projektligji, sipas tij, garanton një nivel më të lartë të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe mjedisit përmes rregullave moderne për menaxhimin e sigurt të kimikateve.
“Ky është një tjetër angazhim i përmbushur në kuadër të Planit të Punës për Integrimin Evropian dhe përmbushjes së detyrimeve të Kapitullit 27 – Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike, duke e afruar Shqipërinë çdo ditë e më shumë me familjen evropiane”, u shpreh Jaupaj.







