×
Friday, July 3, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria dhe Mali i Zi janë gati për anëtarësim në BE

July 3, 2026


Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka vlerësuar progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt integrimit evropian, duke veçuar Shqipërinë dhe Malin e Zi si dy vendet më të avancuara në këtë proces.

Në një intervistë për agjencinë boshnjake të lajmeve, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme tha se ritmi i zgjerimit të Bashkimit Evropian pritet të përshpejtohet, ndërsa integrimi i vendeve kandidate mbetet një prioritet strategjik për stabilitetin dhe të ardhmen e kontinentit.

Sipas Kallas, Bashkimi Evropian ka kapacitetin për të mirëpritur Shqipërinë dhe Malin e Zi.

“Zgjerimi nuk është një lojë me fitues dhe humbës. Ose të gjithë janë pjesë e tij, ose askush. Nëse marrim si shembull Malin e Zi ose Shqipërinë, ato janë vende që Bashkimi Evropian ka kapacitetin t’i mirëpresë. Është gjithashtu e qartë se është në interesin tonë që vendet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen Bashkimit Evropian. Ky është gjithmonë një proces i dyanshëm”, u shpreh Kallas.

Deklarata e saj vjen në një kohë kur Shqipëria po vijon negociatat e anëtarësimit me BE-në, ndërsa institucionet evropiane kanë theksuar vazhdimisht rëndësinë e përshpejtimit të reformave dhe ruajtjes së ritmit të procesit të integrimit.




Comments are closed.