<strong>Rama: Programi “Dyfisho sipërmarrjen tënde” hap mundësi të reja për bizneset e vogla dhe të mesme</strong>

17 May 2026 11:52
Shpërndaje:

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar partneritetin e ri mes qeverisë, sistemit bankar dhe Bankës së Shqipërisë si një hap të rëndësishëm për zhvillimin e sipërmarrjes në vend, në kuadër të programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”.

Në podkastin “FLASIM”, Rama u ndal te ky bashkëpunim, duke theksuar se ai synon të krijojë më shumë mundësi financimi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat kërkojnë të zgjerojnë aktivitetin e tyre.

Sipas tij, programi përfaqëson një mekanizëm konkret mbështetjeje për bizneset, duke u ofruar atyre kredi me norma interesi të ulëta dhe garanci sovrane nga shteti, çka redukton ndjeshëm riskun financiar.

Reklamë Ola

Kryeministri theksoi se kjo nismë është ndërtuar mbi kërkesën në rritje të sipërmarrjeve shqiptare për investime dhe zgjerim, të mbështetur shpesh mbi eksperiencën e fituar ndër vite, brenda dhe jashtë vendit.

Ai nënvizoi rëndësinë e rolit të shtetit në mbështetjen e individëve me ide dhe energji për të zhvilluar bizneset e tyre, duke theksuar se mungesa e kapitalit fillestar është një nga sfidat kryesore për rritjen.

Reklamë InterMedika

Programi parashikon vënien në dispozicion të një linje kredie me interesa të favorshme, që variojnë nga 2 deri në 3%, si dhe garanci sovrane nga 30% deri në 70%, në varësi të nivelit të riskut. Përmes kësaj skeme, pritet të mbështeten mijëra ndërmarrje në të gjithë vendin.