Rama: Paga mesatare do shkojë 900 euro në 2024

30 Dec 2023 14:37
Shpërndaje:

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit u ndal edhe tek rritja e pagave.

Ai theksoi se në vitin 2024, rritja e pagës mesatare do të jetë 900 euro për sektorin publik.

Tek rritja e pagave përfshihen punonjësit e policisë, mjekët dhe punonjësit e administratës

Reklamë Ola

“Paga minimale këtë vit u rrit në vlerën e 40 mijë lekëve, që praktikisht përkon falë forcimit të monedhës vendase si asnjëherë më parë me 400 euro.

Po ashtu kanë filluar të gjitha programet e mbështetjeve dhe kompensimeve qoftë për efekte e rritjes së kontributeve të sigurimeve. Pagat e sektorit publik kanë filluar të rriten ndjeshëm.

Reklamë InterMedika

Vitin e ardhshëm në qershor do kenë rritje tjetër të parashikuar në buxhetin e vitin 2024. Arsimtarët, ushtarakët punonjësit e policisë, mjekët dhe punonjësit e administratës do kenë rritje që do ta çojë pagën mesatare në sektorin publik në 900 euro”, tha Rama.