Protesta në ditën e 18-të, Rama fton për dialog, studentët kërkojnë dorëheqjen

30 Oct 2026 • 09:27
Shpërndaje:

Protesta e studentëve dhe qytetarëve kundër qeverisë vijon këtë të premte në ditën e 18-të, ndërsa palët mbeten në qëndrimet e tyre: kryeministri Edi Rama kërkon dialog, kurse protestuesit këmbëngulin për dorëheqjen e tij.

Edhe sot, Rama publikoi në rrjetet sociale pamje të karrigeve të vendosura përpara Kryeministrisë, duke përsëritur ftesën për bisedime mbi kërkesat e studentëve.

Protestuesit nuk e kanë pranuar deri më tani ftesën. Lëvizja, e nisur me kërkesa për arsimin dhe kushtet e studentëve, është zgjeruar me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe kërkesa që lidhen me qeverisjen.

Reklamë Ola

Kryeministri e ka përjashtuar dorëheqjen, duke iu referuar mandatit të marrë përmes zgjedhjeve.

Gjatë ditëve të fundit, tubimet në Tiranë janë shoqëruar edhe me episode tensioni dhe përplasje mes policisë e protestuesve.

Reklamë InterMedika

Ndërkohë, për të shtunën është bërë thirrje për një tjetër protestë kundër qeverisë.