×
Sunday, April 28, 2024

Rama në Këshillin Ekonomik Kombëtar: Rritje e vlerësimit nga “Standard and Poor’s”, 1.5 miliardë euro investime të huaja

March 28, 2024


Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar.

Rama u shpreh në fjalën e tij se, “mblidhemi në një kontekst, do të thoja shumë inkurajues për ekonominë tonë në kushtet kur nga njëra anë Shqipëria ka marrë një vlerësim të ri nga Standard & Poor’s me BB-“.

“Është hera e parë që Shqipëria ngjitet në këtë nivel në klasifikimin e vendeve dhe nga ana tjetër kur kemi një të dhënë të fundit të Bankës së Shqipërisë për një rritje të ndjeshme të investimeve të huaja të cilat për herë të parë kanë hipur ndjeshëm mbi shifrën e stabilizuar në vitet e fundit prej 1 miliard eurosh, në 1.5 miliardë euro”, tha Rama.

“Vizioni ynë i Shqipërisë 2030 shkon shumë përtej këtyre të dhënave të aktualitetit”, shtoi Rama.

“Pa diskutim që ne kemi potencial për një rritje të mëtejshëm të investimeve të huaja dhe synimi ynë është të ngjitemi në 2.5, 3, 4 miliardë. Pa diskutim që ne i kemi të gjitha mundësitë që në një kohë jo të gjatë të kemi një tjetër vlerësim pozitiv me përmirësim nga Standard & Poor’s dhe sot nëse shohim të dhënat dhe trendet nuk është aspak e shfrenuar imagjinata që në një kohë të arsyeshme të kalojmë në BB+”, nënvizoi Rama.



Comments are closed.