Rama në Bruksel për samitin e zgjerimit të BE-së

03 Nov 2026 • 12:06
Shpërndaje:

Kryeministri Edi Rama zhvillon sot një vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të marrë pjesë në “Euronews Enlargement Summit”, një forum i nivelit të lartë për zgjerimin e Bashkimit Europian dhe perspektivën e anëtarësimit të vendeve kandidate.

Në kuadër të samitit, Rama do të bisedojë me gazetarët e Euronews për ecurinë e negociatave të Shqipërisë, ndërsa vijojnë takimet teknike dhe puna për mbylljen e kapitujve të tjerë.

Pas hapjes së të gjashtë grupkapitujve negociues, që përfshijnë 33 kapitujt e acquis të BE-së, Shqipëria ka hyrë në fazën e mbylljes graduale të negociatave.

Reklamë Ola

Në konferencën e fundit ndërqeveritare, më 13 tetor 2026, u mbyll përkohësisht Kapitulli 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”, duke e çuar në katër numrin e kapitujve të mbyllur përkohësisht.

Procesi vijon me përmbushjen e kritereve dhe standardeve europiane, veçanërisht në fushat e shtetit të së drejtës, funksionimit të institucioneve demokratike dhe administratës publike.

Reklamë InterMedika

Samiti zhvillohet në një kohë kur zgjerimi po merr rëndësi të shtuar në agjendën e BE-së, për shkak të zhvillimeve gjeopolitike dhe sfidave të sigurisë. Diskutimet do të përqendrohen te përparimi i vendeve kandidate, reformat e nevojshme dhe ndikimi i zgjerimit në sigurinë, demokracinë dhe konkurrueshmërinë europiane.