Nga Asambleja e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama foli për ndryshimin që ka pësuar Shqipëria nga viti 2013.
“Tirana ka probleme, por Tirana sot është kryeqytet europian. Ishin vendbanime pa qytete, aty ku sot njerëzit shijojnë, në turma turistësh, Shkodrën, Beratin, Lezhën, Vlorën e me radhë, të gjitha. Aty kishte vetëm parkime të mëdha makinash, përzier me lopë dhe viça që vinin për t’u shitur, dhe gjithçka i ngjante një vendi të harruar nga Zoti. Si mundet ne t’i harrojmë këto?
Pas atij togfjalëshi, “traktati i anëtarësimit”, nuk jemi vetëm ne këtu. Është një pafundësi njerëzish. Ndër këta, edhe njerëz të administratës së shumë anatemuar, që goditet përditë e përditë, ndërkohë që ka në gjirin e vet mijë e mijëra punonjës të dinjitetshëm, shërbëtorë të padukshëm të shtetit dhe publikut shqiptar.
Po infrastruktura e Shqipërisë sot, po shërbimet publike të Sh sot, po vetë ku proces për të cilin e kam thënë, unë vetë kam qenë i tmerruar, se edh4e unë vetë isha pre se administrata jonë nuk kishte kapacitete për të përballuar jetën e re. Përballjen e re me Europën”, tha kreu i qeverisë.


