×
E mërkurë, 20 Janar, 2021

Rama emëron Bledi Çuçin ministër të Brendshëm dhe Milva Ekonomi ministre e Bujqësisë

16 Dhjetor, 2020

Kryeministri Edi Rama pritet të dërgojë sot për dekretim emrin e ministrit të ri të Brendshëm, pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt.

“Sot do të dërgoj për dekretim te Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm dhe Milva Ekonomin si ministre Bujqësie”, u shpreh kryeministri Rama.

“Dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”, vlerësoi Rama.

Çuçi mban aktualisht postin e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, detyrë të cilën e mori në janar 2019.

Prej shtatorit të vitit 2013 e deri në mars 2017, Çuçi ushtroi detyrën si Ministër Shteti për Çështjet Vendore dhe Koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit. Në këtë detyrë, ai udhëhoqi punën për përgatitjen dhe zbatimin e Reformës Administrative Territoriale, një nga reformat më të suksesshme të mandatit të parë të qeverisë Rama.

Emërimi i Çuçit, ministër i Brendshëm vjen pas dorëheqjes së Sandër Lleshaj nga ky post, pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodjan Rasha nga një punonjës policie.Ndërkohë, Milva Ekonomi është aktualisht kryetare e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave. Më herët, Milva Ekonomi ka mbajtur edhe postin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për