×
Friday, March 28, 2025

Qytetarët britanikë votojnë, konservatorët kryesojnë në sondazhe

December 12, 2019


Britanikët i janë drejtuar sot kutive të votimit për zgjedhjet e parakohshme të kërkuara për të zhbllokuar procesin Brexit. Në total, 650 ligjvënës, një nga secili qark, do të zgjidhen anëtarë të Parlamentit, i cili vendos për ligjet dhe politikat e vendit. Qendrat e votimit janë hapur sot që në orën 8 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 22.00.


Këto janë zgjedhjet e treta nga viti 2015 dhe te dytat që kur Mbretëria e Bashkuar votoi për largimin nga Bashkimi Euvropian. Gjatë fushatës, Brexit ka qenë në krye të agjendës dhe kryeministri aktual, Boris Johnson, është zotuar se do ta përfundojë brenda janarit të vitit 2020. ‘Get Brexit done’ ishte dhe slogani i tyre gjatë fushatës elektorale.


Por Udhëheqësi i Partisë opozitare Laburiste, Jeremy Corbyn, nuk pajtohet me qëndrimin e Johnsonit se Brexit duhet të kryhet me ose pa marrëveshje ndaj ai premton të organizojë një referendum të dytë për largimin nga Bashkimi Europian. Corbyn në qendër të fushatës së tij ka pasur kujdesin shëndetësor, ku e ka portretizuar veten si mbrojtës të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit dhe është zotuar se do të rrisë shpenzimet për të.


Partia Konservatore e Johnson dhe ajo Laburiste janë më të mëdhatë, ndërsa në garë janë edhe liberaldemokratët, të cilët kërkojnë anulimin e Brexit, ndërsa partia e Brexit e Nigel Farage, ka hequr gjysmën e kandidatëve nga zonat ku konkurrojnë konservatorët për t’i ndihmuar si parti, edhe pse paradoksalisht thonë se kjo parti nuk është partia e duhur për të zbatuar Brexit-in.


Specialistët theksojnë se në këto zgjedhje pritet të ketë një votim të madh taktik nga elektorati, për shkak të Brexit, duke mbështetur ata kandidatë që janë pro ose kundër Brexit. Sondazhet e fundit flasin për epërsi të konservatorëve në pushtet në vend, por jo në Londër, por sondazhet në votimet e fundit, jo gjithmonë kanë dale të sakta. Pas këtyre zgjedhjeve do të mësohet më qartë, nëse Britania do të dalë shpejt nga Bashkimi Evropian apo nëse do të ketë më shumë shanse që të zhvillohet një referendum i dytë për Brexit.


Nëse njëra parti fiton më shumë se gjysmën e vendeve në Parlament, ajo do të formojë qeverinë dhe lideri i saj do të bëhet kryeministër.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments