×
Tuesday, May 26, 2026

Punët e Shqipërisë/ Deputetja Çela nga Vau i Dejës: Fokus investimet dhe zhvillimi i zonës

May 9, 2026


Deputetja e PS për Shkodrën, Xhenis Çela, së bashku me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, zhvilluan një takim me qytetarët në Vau i Dejës, në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”.

Në bashkëbisedimin me banorët u diskutua mbi projektet dhe investimet që synojnë zhvillimin e zonës, përmirësimin e infrastrukturës dhe mbështetjen për komunitetin lokal. Të pranishëm në takim ishin edhe përfaqësues të pushtetit vendor dhe strukturave të Partisë Socialiste.

Gjatë fjalës së saj, Xhenis Çela vlerësoi rëndësinë e dialogut me qytetarët dhe theksoi angazhimin për të vijuar punën në funksion të zhvillimit të Vaut të Dejës dhe gjithë qarkut të Shkodrës.




Comments are closed.