×
Friday, May 22, 2026

PS-PD miratojnë ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, OSBE: Hap pozitiv për dialogun politik

May 22, 2026


Prezenca e OSBE-së mirëpret miratimin me konsensus nga parlamenti të ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit.

Në një njoftim për mediet, OSBE thekson se, “kjo shënon një hap pozitiv për dialogun politik dhe për funksionimin e demokracisë parlamentare’.

Sipas OSBE-së, ndryshimet pasqyrojnë një vendim të Gjykatës Kushtetuese, forcojnë reciprocitetin midis shumicës dhe opozitës dhe zgjerojnë hapësirën për një pjesëmarrje më aktive të të gjitha forcave në parlament.

Zbatimi i duhur i Rregullores do të jetë thelbësor për të siguruar një praktikë parlamentare gjithëpërfshirëse dhe efektive dhe për të mbështetur përparimin e mëtejshëm në prioritetet e reformave të Shqipërisë.




Comments are closed.