Partia Socialiste pritet të mbledhë Asamblenë e Përgjithshme më 14 nëntor, ndërsa kryeministri dhe kryetari i PS-së, Edi Rama, po zhvillon diskutime brenda strukturave të partisë për organizimin e saj.
Sipas burimeve nga Partia Socialiste, të cituara nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, data 14 nëntor është aktualisht në shqyrtim, por ende nuk ka një vendim zyrtar për zhvillimin e mbledhjes.
Konfirmimi i datës dhe njoftimi i anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme pritet të bëhen gjatë ditëve në vijim.
Ndërkohë, ende nuk është përcaktuar rendi i ditës dhe çështjet kryesore që do të diskutohen në këtë mbledhje të forumit drejtues të Partisë Socialiste.


